Sezoni i ngrohjes do të fillojë më 1 tetor nëse temperatura e ditës është deri në 12 gradë, thotë Komisioni Rregullator

Sezoni i ngrohjes mund të fillojë më herët, gjegjësisht më 1 tetor, nëse parashikimi se temperatura mesatare e jashtme për ditën e ardhshme do të më e vogël ose e barabartë me 12 gradë, thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Sezoni i ngrohjes zyrtarisht fillon më 15 tetor dhe zgjat deri më 15 prill të vitit të ardhshëm.

“Nëse pranojmë të dhëna nga Drejtoria për çështje hidrometeorologjike që parashikimi për temperaturën mesatare të jashtme për ditën tjetër të jetë më e vogël ose  barabartë me 12 gradë Celsius, KRRE menjëherë i njofton furnizuesit me energji për ngrohje për të filluar me shpërndarje”, tha Marko Bislimoski, kryetar i Komisioni Rregullator për shërbime energjetike dhe të ujit, transmeton SDK.

Furnizuesit e nxehtësisë aktualisht po kryejnë teste të ftohta në mënyrë që shpërndarja të fillojë pa probleme.

“Mbajtëm takim me njësinë për Furnizim me Nxehtësi BEG dhe Shkup Veri, ndërsa me EEM Energjetika në një bisedë telefonike na konfirmuan se janë gati për sezonin e ri të ngrohjes. Furnizuesit janë të vetëdijshëm se ndryshimet në ligjet për rritjen e gjobave janë në proces dhe këtë sezon të ngrohjes ata tashmë janë proaktivë në terren. BEG na informoi se për momentin ata kanë një problem me rreth 380 ndërtesa kolektive banimi që kanë defekte në instalimin e brendshëm ose nuk kanë energji elektrike në stacionet e ngrohjes, gjë që i pengon ekipet të hyjnë në stacionet e ngrohjes. I bëj thirrje Menaxherëve të objekteve, përkatësisht Shoqatave të pronarëve që të paguajnë faturat e energjisë elektrike për stacionet e ngrohjes në kohë në mënyrë që sezoni i ngrohjes të fillojë pa asnjë problem”, ka shtuar Bislimoski.

Nga sezoni i kaluar i ngrohjes deri në këtë vit, në tre termocentralet janë lidhur rreth 2.000 konsumatorë të rinj, përfshirë një pjesë të kompleksit Limak. Në Shkup, rreth 60.000 familje dhe ndërtesa ngrohen me energji termike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button