Cërvenkovski: Populli duhet ta rrëzojë këtë regjim jodemokratik

Populli maqedonas duhet ta ndryshojë kursin gjeneral që të ballafaqohet me këtë pushtet jodemokratik, ndërsa kjo gjë nuk ndodh vetvetiu.

Ejani më 24 mars të tregojmë se kjo nuk është Maqedonia jonë se kemi një Maqedoni tjetër të lirë, dhe vërtetë demokratike për të cilën ia vlen që të luftojë njeriu, theksoi lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski në mitingun parazgjedhor të mbrëmshëm të Koalicionit “Aleanca për ardhmërinë” në Gjevgjeli në të cilin u prezentua kandidati për kryetar komune, Save Marçakov.

Shtrini dorën, kapeni fitoren, ju bëri thirrje Cëvenkovski qytetarëve të Gjevgjelisë. Jo për shkak të kandidatëve që ua ofrojmë por për ju.

“Është koha të mposhtet fillimisht në zgjedhjet lokale, ndërsa pastaj në ato parlamentare. Kjo që po ndodh nuk është fat i yni. Ejani të gjithë së bashku më 24 mars të dalim në votime të fitojmë për Maqedoninë tuaj”, tha Cërvenkovski.

Duke e kërkuar mbështetjen e votuesve kandidati për kryetar komune Save Maraçkov theksoi në katër vitet e kaluara kryetar i komunës Frangov Gjevgjelinë në vend se të bëjë portë evropiane e bëri sokak evropian

Lajme të ngjashme

Back to top button