Gruevski: Struga dhe Kërçova janë maqedonase dhe maqedonase do të jenë!

Kryeministri Nikolla Gruevski në tubimin e mbrëmshëm para qytetarëve të Strugës bëri thirrje për bashkimin e forcave dhe apeloi deri tek elektorati që të unifikohen rreth interesave të tyre për ta rikthyer në krye të Strugës një kryetar maqedonas.

Gruevski i emocionuar kërkoi nga elektorati i VMRO-së dhe LSDM-së që ta shfrytëzojnë shansin e tyre historik dhe së bashku ta votojnë listën e përbashkët të maqedonasve dhe kandidatin Vllado Koçovski.

“Sonte jemi bashkë si asnjëherë më parë, të gjithë për këto zgjedhje historike për Strugën, jemi një, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Ne si parti politike e bëm tonën, tash ju apeloj q; këtë ta bëni edhe juve. Nuk ka nevojë të merreni me politikë e as me parti, por këtu nuk bëhet fjalë për politikë dhe parti, këtu bëhet fjalë për një moment historik për Strugën” tha Gruevski. 
Gruevski ftoi simpatizerët e VMRO-së dhe LSDM-së që të votojnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre dhe t’ju bëjnë me dije atyre që dëshirojnë që Maqedonia të jetë një shtet tjetër se kjo është Maqedonia e maqedonasve dhe e qytetarëve të saj.

“Nëse mundet ana tjetër që të sjellë njerëz me aeroplanë, me autobusë, me tren, nëse ata njerëz mund të udhëtojnë me mijëra kilometra që të votojnë në Strugë, atëherë mundeni edhe juve të dilni nga shtëpitë e juaja dhe të votoni për Vllado Koçovkin. Ne duhet tju tregojmë të gjithë atyre se Kërçova është Maqedoni, Struga është Maqedoni dhe Maqedoni dë të mbese. Kemi një shans historik që radikalistëve dhe nacionalistëve që Maqedoninë duan ta shohin si shtet tjetër, tju tregojmë se këtë vend gjithë qytetarët e ndjejnë si Maqedoni dhe Maqedonia do të jetë e maqedonasve dhe qytetarëve të saj.

Harroni partitë, të gjithë të sëmurë dhe të shëndoshë të votojmë për këtë shans historik, sepse më pas askush nuk do të na ketë fajin. Mos lejojmë në krye të Strugës të vijnë njerëz si tetë vitet e kaluara që me dikë silleshin si njerkë e me dikë si nënë” tha kryeministri i vendit në tubimin e tij në Strugë. 
Analistët por edhe politikanë të ndryshëm përmes mediave sociale reaguan ndaj fjalimit të kryeministrit Gruevski dhe cilësuan si të dëmshëm dhe të padobishëm për krijimin e kushteve për bashkëjetesë, duke pasur parasysh se Gruevski përveç se kryetar i VMRO SPMNE-së është edhe kryeministër i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button