Aeroporti i Shkupit ka pasur shërbime më të mira gjatë vitit 2012

Aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup është vlerësuar si aeroporti që ka shërbime më të mira në Evropë gjatë viti 2012 në kategorinë deri në dy milion pasagjerë.

Këtë vlerësim e ka dhënë Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve në Evropë (ACI), tha sot Drejtori kryesor operativ i Holdingut “TAV aeroporte” Murat Ornekoll.

“Ky shpërblim prestigjioz për aeroportin e Shkupit jepet në bazë të përgjigjeve të pasagjerëve në formularet  për vëzhgimin e kualitetit për shërbimet e aeroportit. Aerporti i Shkupit, u rindërtua dhe filloi të jep shërbime për shumë kohë të shkurtër falë njohurive dhe përvojës tonë. Qëllimi i ardhshëm për këtë vit është që numri i pasagjerëve përmes aeroportit të Shkupit të arrijë në një milion” tha Ornekoll.

Deri në fund të vitit të kaluar përmes aeroportit në Shkup janë transportuar 906.871 pasagjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button