Ministria e jashtme greke e shqetësuar për situatën në Maqedoni

Zëvendësministri grek i punëve të jashtme, Dimitris Kurkulas, ka shfaqur shqetësim për situatën politike në Maqedoni, e cila, sipas tij “në mënyrë të pashmangshme do të ketë ndikim në kursin evropian të Shkupit”.

Kurkulasi këtë e deklaroi në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme dhe të çështjeve evropiane të anëtareve të BE-së nga partitë socialistee, që u mbajt në Bruksel.

Kurkulasi në këtë takim e ka shfaqur edhe “dëshirën e Greqisë për stabilitet dhe funksionim të sistemit demokratik në vendin fqinj”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button