Cirias: Maqedonia nuk lëviz prej vendi për çështjen e emrit

Greqia do të pajtohet me emër që nuk do ta prekë historinë greke, deklaroi zëvendësminsitri grek për punë të jashtme, Kostas Cirias, gjatë vizitës së tij në Australi.

Sipas tij, Ministria greke për punë të brendshme ”në kohët e fundit ka ndërmarrë disa iniciativa”, siç është memorandumi për mirëkuptim të cilin Atina e dërgoi në Shkup.

“Është e qartë se pala maqedonase nuk lëviz prej vendi”, tha Ciriasi në takmin me përfaqësuesit e diasporës greke në Australi.

Ai përkujtoi se Maqedonia nuk mori datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE për shkak të “disa arsyeve” dhe se në raportin e BE-së detajisht janë sqaruar qëllimet të cilat duhet të përmbushen për fillimin e negociatave.

“Njëra nga ato pika është edhe zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë. Kështu, kësaj radhe jemi në një pozitë shumë të mirë sa i përket zgjidhjes së këtyre çështjeve. Ky është realiteti”, deklaro Ciriasi.

Nga ana tjetër, një pjesë e komunitetit grek në Australi është e pakënaqur nga vizita e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Kostas Cirias në vend dhe vlerësojnë se ai nuk është sjellë me respekt drejt tyre siç e meritojnë. 

Dy organizata të grekëve në Australi (Federata pan-maqedonase dhe Këshilli grek australian) e akuzojnë Ciriasin se i ka injoruar pasi që nuk është takuar me ta ndarazi dhe në “takim të vërtetë”, por se shkurt është parë me përfaqësuesit e tyre në foajenë e hotelit në të cilin ka qëndruar, shkruan gazeta e grekëve në Australi “Neos Kosmos”. 

Konsulli i nderit i Maqedonisë në Australi, Zoran Qoseski në fillim të këtij muaji mori pjesë në pritjen që komuniteti grek në Pert e ka organizuar me rastin e vizitës së Ciriasit. 

Sipas disa mediave, Qoseski në pritje ka biseduar shkurt me Ciriasin, ndërsa më pas kanë biseduar bashkë edhe më përfaqësuesit e komunitetit grek në Australinë perëndimore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button