Presidenti Pendarovski në Nju Jork – do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së

Presidenti Stevo Pendarovski ditët në vijim do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Pendarovski të enjten, 23 shtator, do të mbajë fjalim përpara pjesmarrësve të tjerë në sesionin e 76-të Asamblesë, transmeton Portalb.mk.

Tema e këtij sesioni është: “Ndërtimi i rezistencës përmes shpresës – rimëkëmbje nga Kovid-19, rimëkëmbje e qëndrueshëm, përgjigje e nevojave të planetit, respektim të të drejtave të njerëzve dhe revitalizimi i Kombeve të Bashkuara”.

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, Pendarovski është planifikuar të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së Antonio Guteres, si dhe takime dypalëshe me shefat e shteteve dhe qeverive, pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme.

Në Nju Jork, presidenti do të shoqërohet nga gruaja e tij, Elizabeta Gjorgievska. Ajo do të flasë në ngjarjen me rastin e shënimit të 30 vjetorit të fushatës globale 16-ditore kundër dhunës me bazë gjinore. Në të njëjtën kohë, Gjorgievska do të mbajë leksion në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin Columbia dhe do të vizitojë shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta Jesse J. Kaplan.

Përveç kësaj, presidenti Pendarovski në Nju-Jork do të marrë pjesë edhe në dy ngjarje të tjera. Njëri është Samiti global virtual për luftën kundër Kovid-19: Fundi i pandemisë dhe rimëkëmbja. Kurse ngjarja tjetër është Takimi i 20-të i Nivelit të Lartë i organizuar nga Qendra Ndërkombëtare Nizami Gandzavi me temën “Çfarë do të thotë paqja dhe stabiliteti në Shekulli 21? “.

Në kuadër të aktiviteteve në Nju-Jork, është paraparë që presidenti Pendarovski të realizojë takime me drejtoreshën ekzekutive të UNDPA-së, Natali Kanem, si dhe me përfaqësues të diasporës, ndërsa do të ketë takime edhe me përfaqësues të “Maqedonia 2025” dhe të Komitetit amerikano-hebraik në Nju-Jork.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button