Labënishti vizitoi Podgorcën, Borovecin dhe Llabunishtën

Kandidati për kryetar i Komunës së Strugës nga radhët e BDI-së, nbrëmë pati takime të rastit me qytetarët e Borovecit, Podgorcës dhe Llabunishtit.

Në të gjitha këto takimet mbizotroi  bindja se mbështetja për Arben Labënishtin dhe për koalicionin e udhëhequr nga BDI në fshtatrat e kësaj ane, do të jetë masive dhe triumfale.

Labënishtit, kjo mbështetje ju transmetua gjatë takimve nga vetë qytetarët që takoi në lagjet e Borovecit ,Podgorcës dhe Llabunishtit të cilët nga afër e përgëzuan për kandidaturën dhe e uruan për fitoren.

Pas, takimeve të shumta me qytetarët kandidati i BDI-së Arben Labënishti i shoqëruar nga deputeti Nedim Ramizi dhe shefi i Shtabit komunal Ramiz Merko, patën një takim të inprovizuar  në Llabunishtë ku ishin prezent qytetar dhe   simpatizantë të shumtë  të kësaj partie nga ky lokalitet .Në këtë takim fjalën e mori Nedim Ramizi i cili theksoi se Llabunishti edhe këtë radh do të mbështesë fuqishëm BDI ashtu si në të kalurën.Sipas ,Ramizit mbështeja për kandidatin Labënishti do  të jetë edhe më e fuqishme sepse tashmë ka një koalicion me PAE i cili do shmang përçarjen e votës dhe do shuaj hatërmbetjet e së kaluarës.

Lajme të ngjashme

Back to top button