Nëna tenton të shesë fëmijët e saj në Facebook për 4,000 dollarë

Një këshillë për prindërit: Nuk është mirë të ofroni shitjen e fëmijëve tuaj në Facebook, edhe nëse keni nevojë për të holla.

Misty VanHorn, një nënë e dy fëmijëve nga Oklahoma, e kuptoi këtë më vonë. VanHorn, 22 vjeç, u arrestua të shtunën për trafikim të miturish në Facebook, pasi ofroi për shitje fëmijët e saj 10 muajsh dhe 2 vjeç për $4,000.

Sipas raportit të policisë, VanHorn ofroi fëmijët e saj për shitje disa herë në rrjetin social, vajzën 10 muajsh për $1.000, ose të dy fëmijët për $4,000. Blerësin e kishte gjetur.

VanHorn kishte hyrë në bisedime me një grua në Fort Smith, Ark, sipas gazetës The Oklahoman. Kjo do të thotë se ajo do të jetë me fat, nëse nuk akuzohet për një krim federal.

Policia beson se VanHorn kërkonte $1000 për të liruar të dashurin e saj nga burgu dhe tani përballet me burgosje, Fëmijët janë nën kujdestarinë e departamentit të shtetit, të cilët alarmuan të parët policinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button