Për ata që duan pak tallava, ja dhe videoklipi i Rovenës

Rovena Stefa sapo ka publikuar projektin e saj më të ri, këngën “Hajde ti” të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Kënga dhe videoklipi është prodhimi i parë i kompanisë së re të krijuar nga këngëtarja, “Te Rovi”, që merret me audio dhe video produksion.

Në këngën, e cila shoqërohet nga ritme popullore të kombinuara me elemente orientale, Rovena ka të ftuar si mysafir edhe një këngëtar, Eltonin.

Në videon më poshtë mund ta shikoni klipin më të ri të Rovena Stefës të titulluar “Hajde ti”

Lajme të ngjashme

Back to top button