Transparencë Maqedoni: Nuk ka kushte për zgjedhje fer dhe demokratike

Në raportin më të ri të Transparencë Maqedoni – Shkup, thuhet se nëse merren parasysh të gjitha rrethanat aktuale në vend, sot në Maqedoni nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike. 

“Korruptimi masiv i votuesve tashmë është bërë rregull. Pagesa të jashtëzakonshme, pagesa të obligimeve shtetërore që nuk realizohen me muja dhe vite, e pastaj paguhen në mënyrë masovike gjatë periudhës parazgjedhore”, janë disa nga problemet që ndodhin në periudhën parazgjedhore.

Sipas raportit të Transparencë Maqedoni, asnjë institucion që ka për obligim të kujdeset për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, nuk ka denoncuar deri tani shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor. 

“Me heshtjen e këtyre institucioneve ndaj shkeljeve që i bëhen rregullativës zgjedhore, humb kuptimi i ekzistimit të tyre”, thuhet në raportin e TM- Shkup. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button