Thaçi e Dacici takohen të mërkurën në Bruksel

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka bërë të ditur përmes një komunikate se ka ftuar kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të takohen në Bruksel, të mërkurën, më 17 prill.

“Kam kërkuar nga ta të vijnë në një frymë konstruktive, të gatshëm për të eksploruar opsionet e ndryshme dhe për t’u pajtuar mbi një kompromis të ndërsjellë”, citohet të ketë thënë baronesha Ashton.

Ashton ka ndërmjetësuar deri më tash tetë raunde bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Lajmin për takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Dacic e ka konfirmuar për Radio Kosovën këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku, i cili tha se kryeministri Thaçi udhëton të martën pasdite për në Bruksel. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button