RMV, zjarri afër hekurudhës Shkup-Veles ende aktiv

Qendra për menaxhim me kriza informon se zjarri i cili gjatë ditës së djeshme përfshiu hekurudhën Shkup-Veles, më saktësisht para Stacionit hekurudhor “Rajko Zhinzifov”, i cili kaploi sipërfaqe rreth 200 hektarë pyll me drunj të ulët, gjemba dhe grerëza, është ende aktiv, njofton Portalb.

“Për momentin në terren janë një ekip i EP Babuna me 10 të punësuar, Njësiti për shuarje të zjarri Veles me 6 zjarrfikës dhe dy automjete. Sipas informatës së marrë nga terreni nuk ekziston mundësi për përhapje drejt fshatrave Karabunishte dhe Sl’p. Zjarri në orën 13:00 në fronin e epërm është vendosur nën kontroll, ndërsa në pjesën e poshtme rreth stacionit hekurudhor, për shkak të kushteteve të motit, gjegjësisht erës i njëjti sërish është aktiv dhe është në terren të pakalueshëm. Nga ana e Hekurudhave të Maqedonisë është dorëzuar rreth 200 l ujë për mbushje të përzierjes (tensionuesit), gjithashtu sipas informatave të fundit do të aktivizohet edhe treni për shuarje të zjarreve”, informojnë nga QMK.

Nga atje shtojnë se ekipet nga EP Babuna dhe Njësiti për shuarje të zjarri Veles do të qëndrojnë në terren deri në likuidim të plotë të zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button