Foto-lajm: Rruga “Kiro Fetak” në Kumanovë “si pantallonat e Migjenit”

Nëpër rrjete sociale, qytetarët e Kumanovës kanë shpërndarë fotografi nga asfaltimi, i një rruge në një lagje të Kumanovës nga ana e autoriteteve komunale, njofton Portalb.mk.

Rruga në fakt nuk është asfaltuar e gjitha, por është “arnuar” në pjesët ku ka qenë e dëmtuar.

 “Pas tentativës së shumtë të dy këshilltarëve të kësaj lagje (rruga Kiro Fetak) në qendër të qytetit, arrijnë ta bindin kryetarin Maksim Dimitrievski për ta asfaltuar këtë rrugë. Turp si për kryetarin e komunës po ashtu edhe për këshilltarët tanë shqiptar!”, shkruajnë qytetarët në rrjetin social Facebook, me disa fotografi të rrugës së arnuar.

“Si pantallonat e Migjenit”, komenton me ironi në postimin në Facebook, një prej shumë qytetarëve të revoltuar të cilët tallen me mënyrën se si është rregulluar kjo rrugë. Një qytetar tjetër rrugën e krahason me me një “maps” të Counter Strike” të quajtur “Inferno”.

Projekti i “arnuar” nuk është publikuar në faqet e Facebook-ut të kryetarit dhe komunës, për dallim prej projekteve tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button