KE sot publikon raport progresin për Ballkanin Perëndimor

Kosova pritet të mësojë sot nëse do të lejohet që të ecë edhe një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kjo pasi Komisioni Evropian, pritet të publikoj  raportin e përparimit të disa shteteve në Ballkan drejt bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për Shqipërinë nuk do të ketë raport.
Raportet duhet të sqarojnë edhe nëse Serbia dhe Maqedonia janë të gatshme që të nisin negociatat për anëtarësim.

Komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fyle do të lexojë  sot rekomandimet apo përfundimet për  Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën.

Serbia ka refuzuar javën e shkuar që të nënshkruaj një plan marrëveshje për normalizimin e raporteve me Kosovën, e cila gjë pritet të reflektohet në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE.

Nga rezultati i bisedimeve  mes Kosovës dhe Serbisë varet data e negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova do të duhej të merrte datën e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Sa i përket Maqedonisë pritet të vendoset hapja e negociatave për anëtarësim në BE, pavarësisht çështjes së emrit. Ditë më parë  Komisioni i Puneve te jashtme te Parlamentit Europian ka votuar me 38 vota pro dhe 13 kundër mbi projekt rezolutën për Maqedoninë, ku  eurodeputetët  u shprehën kështu pro hapjes së negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë në BE.

Maqedonia kaloi një tjetër provë, atë të zgjedhjeve demokratike që morrën një vlerësim pozitiv nga ndërkombëtarët./Ora News/

Lajme të ngjashme

Back to top button