RMV, Regjistri Qendror ka vazhduar orarin e punës për dorëzimin e paraqitjeve për zgjedhjet lokale

Regjistri Qendror, përkatësisht zyrat rajonale të regjistrit, të dielën, të hënën, të martën dhe të mërkurën, do të punojnë me kujdestari dhe orar të vazhduar të punës, për shkak të afateve për dorëzimin e paraqitjeve për zgjedhjet lokale, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Regjistri Qendror, të dielën më 12 shtator do të punojnë nga ora 8:00 deri në 16:00, ndërsa të hënën më 13 shtator, të martën më 14 shtator dhe të mërkurën më 15 shtator prej ora 8:00 deri më 20:00.

Të interesuarit, mund të marrin informata shtesë në zyrën adekuate rajonale të regjistrit, apo në e-mail përmes formës së kontaktit të Regjistrit Qendror.

Zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Në këto zgjedhje, për herë të parë në vend, do të përdoren terminalet e gjurmëve të gishtërinjve. 200 të parët mbërritën në vend, ndërsa KShZ duhet të fillojë trajnimin për përdorimin e tyre. Kompania “Dermalog” të gjitha terminalet ne vend duhet t’i sjellë deri më 1 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button