RMV, një shtatzëne 18 vjeçare ka ndërruar jetë nga korona, ka pasur komorbiditete

Një shtatzëne 18 vjeçare nga Gjevgjelia është viktima më e re e covidit në statistikës e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Siç transmeton TV 24, ajo ka qenë në muajin e shtet të shtatzënisë.

Ajo ka pasur sëmundje të rëndë të zemrës dhe ka vuajtur nga një sindrom i rrallë gjenetik, ndërsa në spitalin e Gjevgjelisë ka ardhur me simptoma të rënda të Covid – 19. Aty është hospitalizuar vetëm një natë, pas çka është transferuar në klinikat e Shkupit.

Drejtori i spitalit në Gjevgjeli, Dimitar Krgjev, tha se e gjithë familja e saj ka qenë pozitiv me Covid, ndërsa vajza është hospitalizuar me pasqyrë të rëndë klinike.

“Duke pasur parasysh se ka pasur komorbiditete përkatësisht sëmundje të rëndë të zemrës dhe sindrom të rrallë gjenetik, vendosëm ta dërgojmë në klinikat në Shkup, ku pas disa ditëve shërim ka ndërruar jetë”, deklaroi Krgjev.

Maqedonia e Veriut dje regjistroi 256 raste të reja, nga 2,778 testimet e bëra për Covid-19, 31 pacientë  humbën jetën me korona virus, ndërsa 545 të tjerë janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button