Mourinho nuk largohet nga Madridi

Në kohën kur flitet shumë për një rikthim të Jose Mourinho në kampionatin anglez, pikërisht te ish-skuadra e tij Chelsea, nga Anglia raportohet se portugezi e ka shtyrë këtë vendim.

“Daily Mirror” shkruan se “Special One”, për të cilin është spekuluar për rikthim në kampionatin anglez, do të qëndrojë te Reali i Madridit për të paktën edhe një sezon tjetër.

Gazeta citon burime pranë trajnerit, sipas të cilave, Mourinho është i lumtur në Madrid. Megjithatë, zëra nga Spanja më shumë e shohin larg Realit. Me siguri rrjedhat në Ligën e Kampioneve do të ndikojnë në vendimin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button