Shqipëri, 4 të vdekur dhe 740 raste të reja me COVID-19

Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 4 vdekje dhe 740 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 152.239.

Me vdekjen edhe të 4 personave gjatë orëve të fundit numri i të vdekur në vend është rritur gjithsej në 2.523.

Ndërkohë janë shëruar edhe 715 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 137.587 dhe raste aktive në të gjithë vendin aktualisht janë 12.129.

Sipas ministrisë, në spitalet në Tiranë po trajtohen 152 pacientë të infektuar me koronavirus.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 5.544 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.088.518 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button