Prindërit dhe politikanët t’i lënë anësh interesat politike nga fëmijët, tha Carovska për bojkotin paralajmëruar të mësimit

Prindërit dhe partitë e caktuara politike le t’i lënë mënjanë interesat e tyre të ngushta personale nga fëmijët dhe aktualisht të ndjekin interesat e fëmijëve, apeloi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, pasi Nisma Qytetare “Librat shkollorë dhe mësim të ketë patjetër”  njoftoi për bojkotin paralajmërues të sotëm të mësimdhënies, njofton Portalb.mk.

Siç raportuan mediat, sot disa nga prindërit e nxënësve në klasën e katërt në shkollën fillore “7 Marsi” në Miletinë, Komuna e Bërvenicës nuk i lanë fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë. Ata janë të revoltuar që këtë vit nxënësit e klasës së katërt nuk morën libra shkollorë dhe sipas konceptit të ri ata duhet të mësojnë nga mostrat digjitale nëpërmjet pajisjeve elektronike.

“Asnjë shkollë nuk është mbyllur për shkak të bojkotit. Bojkoti nuk i bën mirë askujt dhe më së paku është në interes të nxënësve. Programi është miratuar dhe filloi dhe pata mundësi të shoh që mësuesit dhe nxënësit ishin të kënaqur. Programi i ri duhet të japë cilësi në arsim”, tha Carovska në një ngjarje në Shkollën shtetërore për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” në komunën Kisella Vodë.

Lidhur me situatën me nxënësit e infektuar në shkolla, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në mëngjes tha se shifrat e deritanishme tregojnë që numri i nxënësve të infektuar është vërtet i vogël.

 

“Deri në fund të javës së kaluar në katër komuna të Shkupit, në dy shkolla në secilën prej komunave, kishte nga një fëmijë të infektuar me numër të vogël të kontakteve sipas sondazheve epidemiologjike. Sot, janë regjistruar edhe dy nxënës të tjerë, njëri nga Velesi dhe kjo është për herë të parë në brendësi dhe në një shkollë tjetër në Shkup, që do të thotë se numri i fëmijëve që janë regjistruar si të sëmurë deri më tani është vërtet i vogël,” tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button