Zaev: Për diplomatët e arrestuar do të veprojmë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeministri Zoran Zaev sot në lidhje me diplomatët maqedonas të arrestuar në Serbinë fqinje, tha se do të veprojë në përputhje me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që ne i kemi “pranuar, konfirmuar dhe mbështetur”, por edhe se do të kërkohen të gjitha aktet ligjore për mbrojtjen e qytetarëve tanë, transmeton Portalb.mk.

“Diplomatët, derisa nuk i kërkon ndonjë vend, si dhe për çdo qytetar vlejnë të njëjtat të drejta dhe me të vërtetë ne nuk mund që për qytetarin tonë të ndërmarrim ndonjë veprim nëse një gjë të tillë nuk e kërkon dikush. Kurse vetë diplomatët, gjegjësisht të punësuarit në MPJ punojnë në vend dhe në misionet tona, përkatësisht nëpër ambasada kudo. Një periudhë të caktuar janë jashtë, një periudhë tjetër janë në shtëpi”, tha Zaev.

Për diplomatin i cili kërkohej me urdhër ndërkombëtar dhe më pas u arrestua në kufirin maqedono-serb, Zaev tha se “siç u informova nga MPJ, gjithë karrierën e tij e ka kaluar një pjesë jashtë, një pjesë këtu”.

“Unë nuk dua të hyj në detajet e arsyeve se përse është kërkuar urdhër arrest ndërkombëtar dhe pse kërkohet ekstradimi, këto informata do t’ua japin autoritetet përkatëse. Por, definitivisht e di se është logjike që ata që punojnë në MPJ që kanë karrierën e tyre për shumë vite atje, kalojnë në misione përmes ambasadave tona si këshilltarë diplomatikë ose ngjashëm. Nuk i di me të vërtetë detajet dhe do të doja të zbuloja, gjegjësisht, do të pyes në detaje për gjetjet e MPB-së”, tha Zaev.

Kryeministri tha se do të veprojë në përputhje me dokumentet ndërkombëtare, por edhe se do të zbulojnë të gjitha aktet ligjore se si të mbrojnë qytetarët tanë.

“Është normale që një vend që është demokraci e zhvilluar, që respekton traktatet, klauzolat ndërkombëtare, ne do të veprojmë në përputhje me to. Por, sigurisht, bëhet fjalë për qytetarin tonë, do të donim të zbulojmë në mënyrë shtesë të gjitha aktet ligjore që janë, pasi mbi të gjitha ne jemi të detyruar të mbrojmë qytetarët tanë, por në të njëjtën kohë të mbrojmë ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha Zaev në promovimin e pullës postare me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button