Lëvizja Besa zyrtarizoi kandidaturën e Senad Ametit për Komunën e Vrapçishtit
Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e Senad Ametit për të marrë pjesë në garat e 17 tetorit, për të qenë kryetar i Komunës së Vrapçishtit, transmeton Portalb.mk.
“Në prani të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe sekretarit organizativ Adnan Azizi, sonte u mbajt kuvendi themelues i degës së Lëvizjes BESA për komunën e Vrapçishtit. Në mënyrë unanime nga ana e kuvendarëve, kandidat për kryetar komune, u votua magjistri i shkencave juridike Senad Ameti. Po ashtu me shumicë votash nga kuvendarët, për kryetar dege të Lëvizjes Besa në Vrapçisht, u zgjodh Aziz Idrizi.” thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.
Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.