Tetovë, një muaj para zgjedhjeve Arifi inspektoi punët në Banjën e Tetovës

Sot, një muaj para zgjedhjeve lokale të tetorit, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi së bashku me ministra nga qeveria dhe funksionarë nga BDI, inspektuan punimet rreth projektit “Ndërtimi i vendit për piknik në lokalitetin Banja e Tetovës”, transmeton Portalb.mk.

Sipas kryetares Arifi, me këtë projekt do të rregullohet edhe qasja në infrastrukturën rrugore, rregullimi i shtratit të lumit në gjatësi 422 metra, ndërtimi i baseneve të burimeve termo-minerale si dhe vendosja e pajisjeve urbane.

“Banja e Tetovës me këtë projekt do të marrë imazhin e një lokaliteti bashkëkohor dhe të rregulluar, që qytetarët e Tetovës do të mund ta shfrytëzojnë për sport dhe rekreim”, shkroi Arifi në rrjetin e saj Facebook.

Ky projekt është i mbështetur nga Agjencioni për përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural, dhe është në vlerë prej 23 milion denarë.

Për projektin në Banjën e Tetovës dhe atë të pishinës së mbyllur që u promovuan sot në  Tetovë, kanë reaguar dhe nga BDI ku thonë se projektet të cilat janë realizuar dhe po realizohen në vazhdim janë pjesë e programit i cili duhet të zbatohet deri në fund.

“Ndërtimi i vendit për piknik te lokacioni Banja e Tetovës, me qasje në infrastrukturën rrugore, rregullimi i shtratit të lumit, rregullimi i burimeve termominerale dhe instalimi i pajisjeve urbane, investim ky mes komunës së Tetovës dhe Agjencionit për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, ku vlera e këtij projekti kap shumën prej 23.000.000.00 denarë, është një prej projekteve madhore që do të jetë në shërbim të banorëve të komunës së Tetovës dhe rrethinë. Ndërkohë që projekti tjetër është dhe Pishina e mbyllur në qendrën sportive. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se kjo pishinë ështp paraparë për të siguruar aktivitete shkollore, rekreative dhe sportive për stërvitje, por edhe për gara lokale në sportet e ujit, projekt ky i financuar nga Agjensionin për rini dhe sport dhe kap vlerën prej 37 milion denarë.” thuhet në kumtesën e BDI-së.

Ndryshe, gjatë periudhës së fundit, nga korriku e këndej gjegjësisht tre muaj përpara zgjedhjeve lokale, Komuna e Tetovës ka bërë promovimin dhe finalizimin e disa projekteve të mëdha, të cilat sipas premtimeve kohë më parë duhej të kishin mbaruar. Portalb pyeti kryetaren e Komunës së Tetovës, se pse në një periudhë kaq të shkurtër kohore promovohen kaq projekte të mëdha, Arifi tha se tani ka ardhur koha, sepse këta janë projekte të mëdha që kërkojnë shumë punë dhe përkushtim dhe nuk mund të bëhen për një ditë apo një javë.

LEXO: Komuna e Tetovës në “ofensivë” me projekte në prag të zgjedhjeve lokale (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button