Grubjeshiq: Koha për kompromis me Kosovën

Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë për Integrime Evropiane, Suzana Grubjeshiq, ka thënë se ka ardhur koha për arritjen e kompromisit ndërmjet Beogradit e Prishtinës – kompromis që ”do t’i siguronte të ardhmen Serbisë dhe gjithë qytetarëve”.

“Serbia është plotësisht e orientuar për marrëveshje dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për Kosovën. Është e nevojshme që menjëherë të vazhdojë dialogu me Prishtinën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje, të zbatohet dhe të jetë e qëndrueshme; zgjidhje, e cila do të garantonte të drejtat njerëzore, mbetjen dhe sigurinë e serbëve në Kosovë dhe që do të përbënte bazë të fuqishme për ndërtimin e paqes afatgjate në rajon”, ka thënë Grubjeshiq, transmetojnë mediat serbe.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kusht për këtë të fundit që të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button