Aksident në rrugën Gostivar – Kërçovë, një person ka humbur jetën dhe 7 të tjerë janë lënduar (VIDEO)

Një person ka humbur jetë, ndërkaq shtatë tjerë janë lënduar në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, njofton Portalb.mk.

Sipas SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30.

Në SPB Tetovë është paraqitur se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në afërsi të varreve të Novo Sellës, ka ndodhur aksident mes makinave xhip “Mercedes”, “BMW” dhe kamionetë.

Nga të lënduarit e aksidentit, një person nga kamioneta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” për t’u dhënë ndihmë mjekësore.

Në ndërkohë, katër prej shtatë të lënduarve janë ritransferuar në Spitalin Klinik të Shkupit.

“Pak pas aksidentit është organizuar një ekip mjekësor i cili i ka pranuar të lënduarit nga aksidenti. Tre, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, të cilët nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetën, janë dërguar në klinikat e Shkupit. Së shpejti për në Klinikën e Shkupit është dërguar edhe një pacient, a tre të tjerë janë sjellë në Repartin Urgjent”, deklaroi drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi.

Në ndërkohë, mediat shkruajnë se në mesin e të lënduarve ka qenë edhe i dënuari në rastin “Reket”, Zoran MileskiKiçeec, i cili gjatë kësaj periudhë do të duhej të ishte në burg.

Drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Marjan Spasovski, ka theksuar se i dënuari për momentin gjendet në 30 ditë ndalesë të mbajtjes së dënimit për shkak të arsyeve mjekësore. Vendimi për ndalim, thonë prej atje, është dhënë në bazë të dokumentacionit mjekësor dhe vlen deri më 8 shtator.

Video: TV Globi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button