SHBA-ja sanksionoi katër zyrtarë të inteligjencës iraniane

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër katër punonjësve të inteligjencës iraniane të cilët planifikuan të rrëmbejnë një gazetare amerikane.

Plani i tyre është parë si një përpjekjeje më e gjerë për të heshtur kritikët e qeverisë në Teheran.

Irani ka hedhur poshtë pretendimet.

Departamenti i Thesarit njoftoi sanksionet më 3 shtator kundër zyrtarit të lartë të inteligjencës së Iranit, Alireza Shahvaroghi Farahani, si dhe tre vartësve të tij Mahmoud Khazein, Kiya Sadeghi dhe Omid Noori.

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër katër punonjësve të inteligjencës iraniane të cilët planifikuan të rrëmbejnë një gazetare amerikane, transmeton REL.

Plani i tyre është parë si një përpjekjeje më e gjerë për të heshtur kritikët e qeverisë në Teheran.

Irani ka hedhur poshtë pretendimet.

Departamenti i Thesarit njoftoi sanksionet më 3 shtator kundër zyrtarit të lartë të inteligjencës së Iranit, Alireza Shahvaroghi Farahani, si dhe tre vartësve të tij Mahmoud Khazein, Kiya Sadeghi dhe Omid Noori.

Sanksionet e vendosura ndaj zyrtarëve të inteligjencës iraniane bllokojnë çdo pronë që ata kanë në Shtetet e Bashkuara, si dhe ndalojnë çdo qytetar amerikan të bëjë transaksione me ta.

Irani më 4 shtator kundërshtoi vendimin amerikan duke thënë se ai pasqyron “varësinë e Uashingtonit nga sanksionet”.

“Tani po përdorin skenarët e Hollivudit për t’i mbajtur gjallë sanksionet”, tha ministria e Jashtme e Iranit në një postim në Twitter më 4 shtator, duke cituar zëdhënësin Saeed Khatibzadeh.

Shtetet e Bashkuara më 2018 kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit dhe janë tërhequr nga një marrëveshje bërthamore të cilën Teherani e kishte arritur me fuqitë botërore dhe e cila kufizonte aktivitetin bërthamor të tij.

Që nga ajo kohë Irani ka filluar gradualisht me moszbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Një përpjekje për t’i rikthyer palët në marrëveshje, në Vjenë të Austrisë janë mbajtur disa negociata me ndërmjetësimin e evropianëve, mirëpo ato nuk kanë sjellur ndonjë rezultat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button