Biden vizitoi shtetin e Luizianës të shkatërruar nga uragani Ida

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden vizitoi shtetin e Luizianës që u godit nga uragani Ida dhe premtoi mbështetje për të prekurit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden gjatë vizitës u takua me qytetarët në shtetin e Luizianës (Louisiana) i cili ka pësuar dëme të mëdha nga uragani.

Duke u nisur në orët e para të mëngjesit nga kryeqyteti Washington, Biden mbërriti në rajon dhe gjatë një takimi me zyrtarë në New Orleans ai mori informacione lidhur me punimet e kryera pas uraganit.

Pritet që Biden të inspektojë nga ajri zonat e dëmtuara dhe më pas të takohet me banorët në Lafourche Parish dhe të dëgjojë problemet e tyre.

Për gazetarët që e ndjekin gjatë vizitës Biden ka bërë të ditur se do të ofrojnë mbështetje në mënyrën më të fuqishme për të prekurit nga uragani. Ai po ashtu ka dhënë mesazhin se edhe qeveria federale dhe ajo rajonale do të kryejnë me shpejtësi punimet në fjalë.

Në Louisiana, Mississippi dhe Alabama ku uragani Ida goditi në kategorinë 4 me një shpejtësi prej më shumë se 240 kilometra në orë u shkatërruan shtëpitë e mijëra personave ndërkohë humbën jetën të paktën 45 persona në rajonet verilindore ku shirat intensivë paraqitën ndikimin e tyre.

Në shumë rajone nuk do të mund të sigurohet energji elektrike deri javën e ardhshme, kryesisht në shtetin e Luizianës i cili është prekur më shumë nga uragani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button