Shtetasit e RMV-së prej të dielën do të mund të hyjnë në Holandë me certifikatë, test dhe karantinë të obligueshme

Holanda prej nesër e vendosë Maqedoninë e Veriut si vend me rrezik të lartë. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut nga dita e diel do të mund të hyjnë në Holandë me certifikatë, test dhe karantinë të obligueshme. Udhëtarët nga Maqedonia e Veriut të cilët janë tërësisht të vaksinuar, prej nesër do të mund të hyjnë në Holandë, por duhet të respektojnë edhe rregullën për karantinë të obligueshme prej 10 ditësh, transmeton Portalb.mk.

Ndërkaq, prej 6 shtatorit, për udhëtarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë e mjaftueshme dëshmia për vaksinim. Për hyrje në Holandë duhet të kenë edhe test negativ PCR, jo më të vjetër se 48 orë para nisjes, apo test të shpejtë, jo më të vjetër se 24 orë.

Në këtë grup me rrezik të lartë hyjnë edhe Kosova dhe Mali i zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button