Veljanoski: Vetëm parlamenti i fuqishëm do të mundësojë reforma dhe kontrollë të pushtetit

Parlamentet janë institucioni qendror demokratik në shoqërinë bashkëkohore, por që të munden në të vërtetë dhe në tërësi ta luajnë këtë rol në sistemin politik, ato duhet të respektohen nga të gjithë pjesëmarrësit në politikë, të kenë mbështetje më të madhe nga opinioni dhe mediat dhe respekt më të madh nga ana e partive politike.

Këtë e theksoi Trajko Veljanoski, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i cili së bashku me Lëvizjen Evropiane në Maqedoni e organizon Konferencën ndërkombëtare në temë “Integrimi evropian përmes bashkëpunimit të parlamenteve, shoqërisë së qytetarëve dhe trupave të pavarur rregullatorë në Evropën Juglindore”, në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore – PBEJL, i cili zhvillohet me moton Solidariteti në aksion.

“Vetëm një parlament i fuqishëm dhe i respektuar mund të vë në lëvizje reformat në një shtet dhe realisht të kryejë kontroll mbi pushtetin, ndërsa roli kontrollues i parlamenteve është me rëndësi thelbësore dhe ai mund të realizohet në mënyrë përkatëse pa ekzistimin e trupave të pavarur rregullatorë, që janë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe për kontrollin në punën e pushtetit publik”, tha Veljanoski në fjalimin e tij hyrës.

Ai e theksoi edhe rolin e parlamentit në përgatitjen e vendit për eurointegrime dhe miratimin e standardeve të BE-së, por edhe të rrezikut nga instrumentalizimi i tij.

Ai me këtë rast përmendi Ligjin e miratuar për Kuvendin, Rregulloren e re, ndërsa për respekt më të mirë të ndësjellë e theksoi nevojën e miratimit të Kodit etik të mirësjelljes, i cili tani më është hartuar.
Sipas euroambasadorit Aivo Orav, Parlamenti ka rol të rëndësishëm në çdo vend, qoftë në BE ose jo. U shërben qytetarëve, e avancon sundimin e drejtësisë në vendet e BE-së, e ato janë standarde, të cilat duhet t’i miratojnë vendet-aspirante.

“Në këtë kontekst e përshëndes kthimin e opozitës në Parlament, pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale si rezultat i marrëveshjes së 1 marsit dhe shpresoj se të gjitha dispozitat e tij do të implementohen sa më shpejtë që është e mundur, e kjo para se gjithash ka të bëjë me fillimin me punë të komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim”, tha Orav. 

Ambasadori i SHBA-së Paul Wohlers, gjithashtu e potencoi  rëndësinë e parlamenteve të fuqishme të cilat, ashtu siç tha, i japin jetë demokracisë dhe lirisë dhe me këtë rast e potencoi rëndësinë e shfrytëzimit të përvojave të huaja.

“Platformat për dialog rajonal do t’ju mundësojnë rrjet të leksioneve dhe përvojave që të mësoni prej të tjerëve të cilët janë përballur me sfida të ngjashme, ndërsa atë e mundëson procesi i bashkëpunimit në EJL. Qeveria e SHBA-së mbetet e përkushtuar t’i ndihmojë Maqedonisë në këtë proces”, tha Uolers.

Zëvendëskryeminstri për Eurointegrime Fatmir Besimi theksoi se puna ndaj inkuadrimit të Maqedonisë drejt BE-së nuk është detyrë vetëm e Qeverisë, sepse sipas tij, rruga e integrimeve evropiane nuk mund të ecë pa pjesëmarrje aktive  dhe përkrahje të të gjithë aktorëve politik.

“Ajo nuk është rrugë e cila mund të kalohet pa u paguar çmim,  ndërsa gjithashtu ka edhe kufizime kohore dhe ne duhet t’i arrijmë këto qëllime në periudhë të caktuar kohore që të bëhen realitet. Kemi kapacitet, por duhet të tregojmë edhe përkushtim të sinqertë”, tha Besimi.
Pritet që konferenca ta nxitë dialogun dhe këmbimin e përvojave dhe praktika pozitive në procesin e eurointegrime, si dhe ta  konfirmojë gatishmërinë  dhe kapacitetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për kontribut aktiv të bashkëpunimit rajonal.

Në konferencë mbajtën fjalim edhe ambasadori gjerman Gudrun Shtajnaker, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Ndërkombëtare Evropiane Diego Pinto dhe Mileva Gjurovska, kryetare e Lëvizjes evropiane  në Republikën e Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button