Maqedonia do të quhet ‘Republika e epërme e Maqedonisë’ gjatë bisedimeve me Brukselin?

Republika e epërme e Maqedonisë është emri që do ta zëvendësojë shkurtesën FYROM gjatë, së pakur, 7 deri në 8 vjetët e ardhshme sa do të zgjasin negociatat për anëtarësim në BE, thuhet në propozimin më të ri për zgjidhje të çështjes së emrit, detajet e së cilës i kuptoi NOVA nga burime diplomatike të involvuara në bisedime.

Siç shkruan ky portal, propozimi i ndërmjetësuesit Mathew Nimetz, parashesh që emri Maqedonia e epërme të përdoret derisa zgjasin bisedimet për anëtarësim.

Procesi do të duhej të realizohet në disa faza:

“Të dyja palët japin pëlqim për zgjedhje kompromisi. Në këtë rast kjo është Republika e Epërme e Maqedonisë, propozim për të cilin insiston pala maqedonase kundrejt dëshirës së Greqisë që përcaktimi gjeografik të gjendet para emrit Maqedoni, e jo para fjalës Republikë, gjegjësisht Republika e Maqedonisë së Epërme. Si kundërshpërblim, Greqia fiton garanca se emri do të futet në kushtetutë.

“Të dyja palët heqin dorë nga bisedimet për çështjet e rënda të identitetit rreth emrit të kombit dhe të gjuhës. Sapo të arrihet kjo marrëveshje, Republika e Epërme e Maqedonisë hyn në përdorim çdokund kun tani është në përdorim emri FYROM.

“Greqia lejon që Maqedonia me këtë emër të hyjë në NATO dhe të fillojë negociata për anëtarësim n[ BE. Si kundërshpërblim, Maqedonia në Kushtetutë do të fusë një amandament në të cilin thuhet “Prej ditës kur Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, emri ndërkombëtar i vendit do të jetë Republika e Epërme e Maqedonisë dhe do të përdoret erga omnes në të gjitha gjuhët, përveç në gjuhët zyrtare të vendit”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button