Zaev: Do të sigurojmë tabletë për fëmijët që nuk kanë mundësi të blejnë

Shteti do të shkurtojë prej aty ku është më pak e rëndësishme që të sigurojë mjete për furnizime të pajisjeve tableta për të gjithë fëmijët nga familjet e varfra që të ndjehen të barabartë me të tjerët, tha sot kryeministri Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

“Shteti, Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë për qytetarët, ndërsa dyfish më shumë janë për fëmijët. Nuk ka dilema se do të bëjmë gjithçka që të sigurojmë kushte të barabarta për të gjithë, që askush të mos ndjehet i harruar dhe të gjithë fëmijët, para së gjithash ata të cilët vijnë nga familjet më të varfra, të jenë të barabartë”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria planifikon të sigurojë mjete për blerjen e pajisjeve tabletë për nxënësit, gjatë shënimit të përfundimit të investimit për rikonstruim të tregut të gjelbër Bit Pazar.

Ai theksoi se, do t’i ndjekin punët dhe, siç tha, do të intervenojë çdoherë kur të jetë nevoja.

“Është e rëndësishme të dihet se do të sigurohen libra të shtypura aty ku nuk ka tabletë apo çfarë do lloj aparati digjital që të mund të shihet programi mësimor”, theksoi kryeministri.

Në atë mënyrë, theksoi ai, të gjithë fëmijët do të ndjeheshin të barabartë, sepse disa do të mësojnë prej tabletave, ndërsa disa prej librave.

“Për këtë, tendenca jonë do të jetë menjëherë të veprojmë dhe të sigurojmë kushte të barabarta që të mos ndjeheshin të ndarë apo të harruar një pjesë e fëmijëve të cilët janë prej familjeve më të varfra dhe të cilët nuk mund të sigurojnë tabletë. Shteti do të jetë këtu dhe do të bëjmë gjithçka, do të shkurtojmë prej aty ku është më pak e rëndësishme, të intervenojnë në këtë çështje më të rëndësishme”, theksoi kryeministri Zaev.

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, ditë më parë porositi se, familjet duhet të ndajnë nga 8000 denarë për një fëmijë, për përgatitke për fillim të vitit të ri shkollore, në të cilat janë të përfshirë edhe mjetet për furnizim të pajisjeve tabletë.

LEXO: MASH siguroi 10.000 tableta për nxënësit e klasave të katërta që vijnë prej familjeve në rrezik social

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button