Këto janë dy arsyet pse duhet integrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian, sipas kryeministrit Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pranishëm në panelin e “Forumit Strategjik të Bled” tha se anëtarësimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është interes i dyanshëm, raporton EN. Ai listoi dy arsye të forta, që sipas tij i japin rëndësinë e duhur integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Përfshirja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do ketë përfitime. Së pari, kufiri i jashtëm i BE do të zvogëlohet. Në pikëpamjen e sigurisë do bëhet më i vogël dhe kjo do jetë me e mirë për të dyja palët. Një në tre qytetarë të këtij rajoni, nuk banon në Ballkan. Ata jetojnë në BE. Me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE, kombet tona do të jetojnë në të njëjtën hapësirë dhe kjo do ishte më e mirë për ekonominë”,  tha Kurti.

Ai shtoi se Kosova është shtet pro perëndimor dhe aspiron të anëtarësohet sa më shpejt në BE dhe NATO. Mes tjerash, shefi i qeverisë së Kosovës tregoi se vendi i tij është gati të japë kontributin në çështjet humanitare, ndërsa veçoi rastin e afganëve.

“Kemi pritur 2 mijë afganë. Jemi shtet i varfër, po besojmë se kur vjen te çështjet humanitare, nuk duhet të pyesim pse, por duhet të themi si”, tha Kurti.

Ndryshe, në kuadër të Forumit Bled, kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar takim me kryetarin e Sllovenisë, Janez Jansha dhe eurokomisarin Oliver Varhjel, duke theksuar nevojën për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Zaev e filloi pjesëmarrjen në Forumin Strategjik Bled, që këtë vit i kushtohet temës “Ardhmëria e Evropës”, informuan nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button