Kire Naumov dëshiron të zë vendin liderit të LSDM-së, Cërvenkovski

Kire Naumov, ish-drejtori i Agjencisë për Kundërzbulim të Maqedonisë pretendon kreun e partisë më të madhe opozitare maqedonase Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM). 

Ai në një intervistë për portalin “Javnost” ka shprehur ambiciet se mund të udhëheq partinë më të madhe opozitare dhe se sipas tij është koha për një kryesim të ri të këtij subjekti partiak që humbi në zgjedhjet lokale nën kryesimin e Branko Cërvenkovskit. 

“Mendoj se është koha për tu zgjedhur lidership i ri, ndërsa Cërvenkovski gjithmonë të jetë shumë afër me përvojën dhe këshillat e tij. Në rast se kjo nuk ndodhë në kongresin e majit të LSDM, ne do të kemi një situatë ku në njërën anë Gruevski do të vazhdoj me mbajtjen peng të shtetit, dhe në anën tjetër Cërvenkovski të mbaj peng mjetin më të fotë që mund të rrëzojë Gruevskin. Ne nuk duhet të lejojmë këtë për të mirën e qytetarëve”, theksoi Naumov.

Lajme të ngjashme

Back to top button