(VIDEO) Aksident i rëndë me autobus në Belgjikë, humbin jetën 5 të rinj

5 të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në Anvers të Belgjikës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 06:30 në autostradën që lidh qytetin Ranst, rreth dhjetë kilometra nga qyteti Anvers, në veri të vendit, raportojnë nga policia.

Autobusi i regjistruar në Poloni mbante 42 pasagjerë, kryesisht të rinj të moshës15-22 vjeç. Në mesin e të vdekurve është edhe drejtuesi i autobusit i cili deri në fund të kishte tentuar të tejkalojë situatën.

Nga aksidenti mbetën të plagosur 32 persona, prej të cilëve 15 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button