Shënohet përvjetori i rënies së heroit Mujdin Aliu

Sot në fshatin Poroj të Tetovës u shënua përvjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Mujdin Aliu, në Koshare të Kosovës më 14 prill të vitit 1999. Në nder të tij, në manifestimin e organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës morën pjesë bashkëluftëtarë të tij si dhe atdhetarë nga Kosova e Shqipëria.

“Ne kemi nderin e madh që para jush të shpalosim historinë e djalit trim të kësaj ane, djali juaj e bëri atdheun e bëri vendin dhe shndriti ane e kënd Tetovën, për herë të parë e bëmë qytetin e tretë shqiptar qytetin e djalit tuaj që lidhet me qytetet e dy shekujve më parë dhe ta gëzoni ju dhe të gjithë të tjerët nëpër viset shqiptarë”, tha Fazli Veliu /kryetar i SHVL-UÇK.

 “Në këtë përvjetor të rënies heroike të dëshmorit Mujdin Aliu përkujtojmë dëshmorin e madh të kombit dhe simbolin e sakrificës për kauzën kombëtare dhe të gjithë djemtë tanë që flijuan jetët e tyre për lirinë që e gëzojmë sot. Sipas shembullit të veprës së tyre ne kemi për obligim të trasojmë më tutje rrugën e lirisë dhe përparimit të përgjithshëm shoqëror që gjeneratat që vijnë të gëzojnë jetë më të mirë” theksoi Arifi ” theksoi kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Ish komandanti i brigadës 111, Hazbi Lika, në fjalimin e tij tha se është nder që brigada mori këtë emër.

“Si një djalë i vetëm i familjes, dëshmoi se ishte i gatshëm të jap jetën për këtë vend, por ishte ende më i gatshëm të jap jetën për atë që dha, për Kosovën e cila vuajti një kohë të gjatë nga pushtues të ndryshëm dhe në fund edhe nga pushtuesi më i egër serb i cili tanimë fatmirësisht, nga vepra dhe rënia e tij guximi arriti që të nxjerr rezultat dhe serbët tanimë i kemi vetëm jashtë territorit të Kosovës…Prandaj sot është një ditë e veçantë dhe brigada 112 është krenare që në momentin që mori këtë emër dhe historikisht do e mbaj deri sat ë ekzistojë”, deklaroi Hazbi Lika  – ish komandant i brigadës 111 ‘Mujdin Aliu’.

Pas vendosjes së luleve tek kompleksi memorial, delegacioni i sotëm ka vazhduar me vizita edhe tek busti i heroit Mujdin Aliu, që ndodhet në qendër të fshatit të tij të lindjes, Poroj. 

Lajme të ngjashme

Back to top button