Mbërritën edhe dy avionë me afganë në Tiranë

Mëngjesin e ditës së sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe dy avionë të tjerë me qytetarë afganë, mes tyre edhe fëmijë, transmeton Top Channel.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, duke theksuar se pak më parë pa mbërritur edhe avioni i pestë nga Afganistani.

Avioni i parë mëngjesin e sotëm zbriti në orën 3:50 dhe u prit nga zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino. Ai mbante 154 pasagjerë në bord, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani, me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në Shqipëri deri tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button