Lëvizja Besa konfirmoi kandidaturën e Blerim Sejdiut për Komunën e Zhelinës

Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e Blerim Sejdiut për të marrë pjesë në garat e 17-të tetorit, për të qenë edhe një mandat kryetar i Komunës së Zhelinës, duke llogaritur që ai tashmë është duke përfunduar mandatin e tij të parë, transmeton Portalb.mk.

“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi u mbajt Kuvendi themelues i degës së Zhelinës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Suad Alilin si dhe kryesinë e degës. Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kryetari aktual i komunës Blerim Sejdiu të garoj edhe për një mandat”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button