Radio Vati feston ditëlindjen e 19!

19 Vite në eterin e Republikës së Maqedonisë, me shumë sukses, me përmirsim dhe përparim të vazhdueshëm emetohet sinjali i Radio Vatit.

Radio Vati është radio private, e pavarur, urbane e cila emeton program në gjuhën shqipe dhe medialisht e mbulon regjionin e qytetit të Shkupit. Radhitet në mesin e radiove të para private në Shkup dhe Maqedoni, e themeluar më 14 prill 1994.

Radio Vati shumë shpejt e tejkaloi konkurencën dhe me punën e saj profesionale arriti të bëhet një nga radiot më të preferuara në regjion. Edhe pse eshte radio regjionale, numri i degjuesve eshte shume i madh. Sipas disa hulumtimeve të institucioneve të ndryshme, Radio Vati vetëm në Shkup ka afër 85 000 dëgjues në ditë, kurse bashkë me qytetet tjera numri i dëgjuesve në nivel ditor arrin numrin 150 000 dëgjues.

Nëse këtë dëgjueshmëri e paraqesim me përqindje, atëherë kap 15 – 20 % nga e gjithe popullata në regjion. I udhehequr nga nje ekip entuziastesh te prire nga gazetare me pervoje, Radio Vati fitoi nje numer te madh degjuesish dhe admirimin e tyre. Te koordinuar mire, me program te larmishem dhe me vullnet te madh per pune, synuam te arrijme sukses dhe kete e realizuam.

Urime për Radio Vatin nga redaksia e Portalb! 

Lajme të ngjashme

Back to top button