Besimi: Fillimisht do ti rregullojmë marrëdhëniet ndëretnike dhe më pas pritet zgjedhje për emrin e Maqedonisë

Avancimi i marrëdhënieve ndëretnike, është një prej kushteve që i ka vënë Brukseli Maqedonisë, për të marrë datën e negociatave për anëtarësim. Kjo gjë bëhet e ditur në intervistën që ka dhënë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi.

Duke folur për vizitën e komisionerit Stefan Fule dhe kërkesat që duhet përmbushur nga ana e Qeverisë, zëvendëskryeministri tha se Komisioni Evropian ka shënuar progres në disa aspekte, porse nevojitet ende punë për disa çështje themelore.

“Pres të zhvillohet dialogu politik, gjegjësisht komisioni anketues të fillojë së funksionuari, të vihet në fazë më dinamike marrëveshja ose dialogu me mediat dhe gazetarët, si dhe të avancohen ende më shumë marrëdhëniet ndëretnike, pra të investohet në këtë plan. Më pas vijon detyra për marrëdhëniet me fqinjët dhe zgjidhja e çështjes së hapur të emrit me Greqinë, të gjendet një përfundim i suksesshëm në interes të të dyja palëve, me qëllim që Maqedonia të tregojë sukses deri në qershor në interes të procesit të integrimeve në BE dhe për marrjen e datës së negociatave. Pra, të gjitha këto gjëra duhet ndodhur në paketë që Maqedonia të marrë lirshëm datën e negociatave”, deklaroi Besimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button