Topi: S’mund të ripremtosh ndërsa nuk ke realizuar premtimet e para

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, zhvilloi një takim me strukturat e FRD-së në Elbasan. Mbledhja kishte objektiv kryesor përgatitjen për fillimin e fushatës zgjedhore.

Topi deklaroi se FRD do të jetë një forcë qeverisëse dhe vendimmarrëse pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Në takim, kryetari i FRD akuzoi qeverinë aktuale që sipas tij përpara se t’u bëjë qytetarëve premtime të reja, duhet t’i sqarojë ata për gjithçka që nuk ka realizuar në këto 8 vite. Duke iu referuar situatës së përmbytjeve në zonën e Shkodrës, Topi tha se është paradoksale që kryeministri lëviz kudo nëpër Shqipëri, por ka lënë në harresë Shkodrën, fushat e së cilës janë përmbytur nga keqadministrimi dhe keqmenaxhimi i qeverisë.

Kryetari i FRD ka vlerësuar mediat, të cilat kanë bërë një pasqyrim real të situatës së vendit dhe kritikoi mediat, të cilat janë bërë palë me partitë e vjetra dhe klanet e tyre./Kombëtare/

Lajme të ngjashme

Back to top button