Papa Françesku krijon “qeveri” me tetë “ministra”

VATIKAN – Një revolucion. Vatikanistët nuk hezitojnë ta përshkruajnë kështu zgjedhjen e Papa Françeskut dje “duke marrë parasysh sugjerimin gjatë Kongregacionit të Përgjithshëm para Konklavës” – teksa shpalli ndërtimin e një grupi prej 8 kardinalësh, që do të kenë si detyrë këshillimin në qeverinë e Kishës universale. Kisha kështu ka një qeveri të re, një lloj këshilli ministrash, që ishte imagjinuar, por nuk ishte realizuar kurrë.

‘Për më tepër, një organ konsultativ, jo vendimtar”, ka shpjeguar zëdhënësi i Vatikanit, at Federico Lombardi. Tetë kardinalë nga pesë kontinente: Giuseppe Bertello nga Italia;  Francisco Javier Errazuriz Ossa nga Kili; Oswald Gracias nga Bombay; Reinhard Marx nga Mynihu; Laurent Monswengo Pasinya nga Kongo; Sean Patrick O’Malley nga Boston (ShBA); George Pell, nga Sidney (Australia) dhe Oscar Andrès Rodrìguez Maradiaga nga Honduras./Shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button