Shkëndija dhe Renova, të zbehta

Derbi mes KF Shkëndija dhe ekipt të Renovës mbaroi baraz sot në stadiumin e Tetovës.

Në pjesën e parë, Shkëndija kishte dominimin, mirëpo që tre raste të mira Lovre Ciljak nuk arriti të bëjë dic më tepër. 

Në minutën e 32′ pas një gabimi të mbrojtes së Shkëndijës shënon Emini për të dërguar në epërsi Renovën, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Ciljak shënon një gol mjaft të bukur. 

Me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë. 

Në pjesën e dytë, Shkëndija krijoi disa raste të mira për të shënuar, por që nuk arriti ti konkretizon në gola. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1. 

Tifozët që kishin ardhur për të parë derbin e qytetit, ishin të paktë në numër, ndërsa Ballistët edhe gjatë kësaj ndeshje bojkotuan ekipin e Shkëndijës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button