LSI: Berisha t’i thërrasë arsyes

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi Kryeministrit Berisha që t’i thërrasë arsyes dhe të tërhiqet nga zëvendësimi i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.  

“Asnjë prej 7 anëtarëve nuk është përfaqësues i asnjë prej partive në vend. Kjo është një përpjekje për të dhunuar politikisht KQZ. Është e paligjshshme, s`është standard zgjedhor, as ligjor, është një dhunë e hapur e një pseudomazhorance, që do jetë e tillë edhe për pak ditë. Jemi të shqetësuar për qëndrimin kokëfortë të Kryeministrit për të mos ndalur dhunimin e KQZ-së edhe pas kërkesës shqeto të BE dhe të DASH”, tha Ylli Manjani, nënkryetar i LSI-së./Top-Chanel/

Lajme të ngjashme

Back to top button