Greqia urdhëron, Beogradi fshin emrin e Maqedonisë

Greqia korri fitore të vogël në Beograd, shkruajnë sot mediat greke, duke informuar për konferencën rajonale të ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshëm nga EJL, kushtuar luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në rajon.

Zëvendës ministri grek i Drejtësisë, Kostas Karagunis ka kërkuar nga organizatorët e konferencës ta fshijnë emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga materialet dhe shkrimet e konferencës dhe të shkruajnë “FYROM”.

Organizatorët e konferencës, ministritë serbe të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë e kanë plotësuar kërkesën e funksionarit grek dhe çdo kund ku shkruante Maqedoni, është ndërruar me referencën FYROM.

Mediat greke informojnë se informatat e tilla duhet të publikohen pikërisht me qëllim që “gabimet e tilla mos të përsëriten në Serbi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button