FMN i ndau Maqedonisë së Veriut rreth 161 milionë euro

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka ka ndarë rreth 133 milionë të drejta special të tërheqjes (DST) ose rreth 161 milionë euro për vendin tonë, të cilat sot do të përfshihen në rezervat zyrtare devizore, informojnë nga Banka Popullore, transmeton Portalb.mk.

Kjo shumë, shtojnë ata, na është ndarë në kuadër të shpërndarjes së re të përgjithshme të DST -ve në FMN dhe korrespondon me kuotën tonë në FMN.

“Kjo është shpërndarja më e madhe e DST -ve në histori, ose dy herë më e lartë se të gjitha shpërndarjet e mëparshme së bashku. Përfitimet për vendet janë të shumta: me to sigurohet likuiditet i shpejtë dhe i pakushtëzuar i këmbimit valutor, i cili rrit rezervat valutore, gjegjësisht rrit potencialin valutor të ekonomisë, gjë që forcon potencialin e ekonomive për t’u përballur me krizën”, thonë nga Banka Popullore.

Sipas tyre, këtë herë qëllimi i shpërndarjes së përgjithshme të DST -ve është që me to të sigurohet qasje e papenguar në likuiditetin e këmbimit valutor për vendet në kohën e krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike me të cilën përballet bota në dekadat e fundit.

DST -të janë pasuri rezervë të krijuara nga FMN -ja që shtetet anëtare mund t’i mbajnë si pjesë të rezervave të tyre zyrtare ose t’i përdorin për të paguar borxhet dhe interesat, për rritjen e mëtejshme të kuotës në FMN ose për nevoja të tjera buxhetore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button