Lufta në Afganistan shkaktoi mbi 50 mijë të vrarë

2001 ishte viti kur Amerika filloi luftën në Afganistan. Operacioni “Liria” që u zhvillua në këtë shtet, ishte pjesë e luftës të gjerë të presidentit Bush kundër terrorizmit, pas sulmeve të 11 shtatorit, raporton EN. Zyrtarisht kjo luftë mbaroi me 28 dhjetor të 2014-s kur presidenti tjetër amerikan, Barack Obama dhe zyrtarë të NATO-s njoftuan tërheqjen e trupave.

Gjatë ceremonisë në Kabul, ai tha se Shtetet e Bashkuara ishin tashmë më të sigurta. Edhe pas 2014-s kur përgjegjësia për sigurinë e vendit u kaloi forcave kombëtare afgane, mijëra trupa amerikane dhe aletëve të NATO-s qëndruan në Afganistan.

Qëllimi ishte trajnimi dhe ndihma për institucionet vendaseve. Por, u kthye në angazhimin më të gjatë ushtarak të amerikanëve. Pentagoni thotë se aktualisht ndodhen në Kabul mbi 5000  ushtarë dhe të tjerë do të dërgohen për të të bërë zhvendosjen e amerikanëve dhe bashkëpunëtorëve të aleatëve gjatë luftës atje.

Lufta u zhvillua gjatë mandateve të 4 presidentëve dhe angazhoi mbi 800 mijë ushtarakë amerikanë dhe ata të 51 vendeve anëtare të NATO-s. Gjatë luftës vdiqën rreth 47 mijë civilë afganë dhe mbi 2300 ushtarë amerikanë. Edhe ndër radhët e aleatëve të NATO-s pati humbje, 1144 ushtarakë.

Në 20 vite lufta pati një kosto me mbi 2 trilionë dollarë. 837 miliardë dollarë shkuan për armatime dhe 145 për rimëkëmbjen e vendit dhe ndërtimin e institucioneve të reja.

Talebanëve iu deshën 10 ditë për të marrë pushtetin, por numri i emigrantëve të regjistruar që janë arratisur nga vendi është mbi 2.5 milionë, duke i kthyer në kombin e dytë në botë me më shumë emigrantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button