Sot derbi lokal në Tetovë, Shkëndija – Renova

Në futboll pa dyshim se më interesant pritet të jetë në duelin në mes dy ekipeve shqiptare, Shkëndija dhe Renova. Mirëpo pas informacionit se nga Shkëndija largohen Ertan Demiri, Sedat Berisha, Muzafer Ejupi, Burhan Aliju dhe portieri Nikov, kuqezinjtë do të jenë shumë të dobësuar në këtë përballje të dy ekipeve rivale të qytetit të Tetotës.

Ndeshjet, java e 25-të: (e shtunë, ora 16:00)
Shkëndija-Renova, Napredoku-Teteksi, Vardari-Pelisteri

(e diel, ora 16:00):
Turnova-Drita, Rabotniçki-Bragllnica dhe Metalurgu-Sileksi

Renditja tabelore: Vardari 46, Metalurgu 44, Turnova 43, Napredoku 36, Rabotniçki 36, Shkëndija 35, Renova 34, Bregallnica 29, Drita 27, Pelisteri 25, Sileksi 19, Teteksi 19 pikë.

Basketboll

Në basketboll ekipi shqiotar Liria me padurim pret ndeshjen e radhës me Kumanovën, takim ky që do të zhvillohet sonte në ora 18:30 në sallën sportive “Dituria” në Saraj.  Liria dhe Kumanova njihen për rivalitetin e tyre të krijuar kohëve të fundit, e ku ekipi shqiptar ka bilanc më të mirë. Përballja e fundit e dy ekipe ishte në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, e ku Kumanova doli fituese. Në këtë xhiro do të luhen edhe ndeshjet: Kozhufi – Feni Industri dhe derbi në Rabotniçkit dhe MZT “Skopje”. 

Boks

Sot në Shtip do të zhvillohet kampionati i Maqedonisë në boks, i cili sivjet është emërtuar në “Liga e boksit Bargalla”. Në këtë kampionat pjesëmarrës do të jetë edhe KB Shkupi, i udhëhequr nga trajneri Naser Haruni. Ndër biksierët që pritet të arrijnë sukses janë Afet Hajredini, Hajdin Ferati, Ramadan Tahiri, Erduan Avdullahu, Visar Jahii dhe Sina Xheladin. KB Shkupi do të jetë ndër kandidatët më serioz për të fituar titullin e kampionit, e për çka oprimizëm ka shprehë edhe vet trajneri Naser Haruni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button