Shtetasit amerikanë që ndodhen në Afganistan këshillohen të mos nisen drejt Aeroportit të Kabulit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ka lëshuar alarm për siguri, duke këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin rrugën drejt Aeroportit të Kabulit.

Në faqen e kësaj Ambasade, është paralajmëruar për “kërcënim potencial jashtë portave” të Aeroportit.

“Jemi duke këshilluar shtetasit amerikanë që të shmangin udhëtimin në Aeroport dhe të shmangin portat e Aeroportit në këtë kohë, përveç nëse merrni udhëzime individuale nga ndonjë përfaqësues i Qeverisë amerikane për të vepruar ndryshe”, është thënë në njoftim.

Ambasada ka thënë se secili shtetas amerikan në Afganistan, që nuk ka mbushur Kërkesën për Ndihmë rreth Riatdhesimit, “duhet ta bëjë këtë gjë sa më shpejt që është e mundur”, transmeton REL.

“Mos e kontaktoni Ambasadën amerikane në Kabul për detaje apo përditësime rreth fluturimeve. Ky formular është mundësia e vetme për të treguar interesim rreth fluturimeve”.

Dëshmitarët kanë thënë se ende ka kaos në Aeroport, teksa një numër i madh i njerëzve tentojnë të largohen nga Afganistani.

Talibanët kanë thënë se nuk janë përgjegjës për situatën dhe kanë fajësuar fuqitë perëndimore që nuk kanë hartuar plan më të mirë evakuimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button