Marrëveshja e Ohrit nuk implementohet, sepse interpretohet ndryshe nga palët

Një nga shkaqet kryesore të mosimplementimit të Marrëveshjes së Ohrit është mosinterpretimi i njëjtë nga palët i saj. Ky është konstatimi i disa pjesëmarrësve në tribunën kushtuar implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Edhe vetë shqiptarët  midis tyre e interpretojnë në mënyra të ndryshme  këtë marrëveshje. Jo gjithmonë faji mbetet tek maqedonasit,  atë duhet kërkuar edhe tek interpretimi shqiptar për atë se çfarë paraqet, dhe si do të duhej që kjo marrëveshje nga një kontratë politike shndërrohet në kontratë juridike” është shprehur  analisti Ymer Ismaili.

Akademik Abdylmenaf Bexheti, ndërkaq ka  theksuar nevojën që shqiptarët të mendojnë për ndarjen e buxhetit dhe modelin e financimit të shtetit, duke ngritur pretendimin se modeli aktual, mund të jetë i motivuar politikisht.

“ Shpeshherë nga maqedonasit, shqiptarët akuzohen se janë abuzues dhe nuk janë taksapagues të mirë. Të gjitha matjet tregojnë të kundërtën. Ju rikujtoj në një studim që ne kemi bërë me rastin e 10 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit që nuk pati asnjë oponencë shkencore nga dikush tjetër, pra u dëshmua se në fakt nuk është ashtu”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti.

Ndërkaq, zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri e ka konsideruar të frytshëm debatin dhe të mirëseardhura kritikat , në lidhje me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, sepse këto sipas tij mund të shërbejnë për të ndërtuar politikat në dekadën e dytë të saj.

Xhaferri ka paralajmëruar mbajtjen e një konference ndërkombëtare në pjesën e  dytë të gushtit ose në fillim të shtatorit, në të cilën do të përmblidhen të gjitha mendimet  dhe kritikat e analistëve, në mënyrë që të përcaktohen prioritetet e veprimit në të ardhmen,  në këtë sferë.

Lajme të ngjashme

Back to top button