Studim, puna gjatë natës rrit rrezikun e çrregullimit të ritmit të zemrës

Një studim i ri ka zbuluar se ata që punojnë në turnin e natës kanë rrezik më të lartë për një çrregullim të ritmit të zemrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një studimi të zhvilluar nga Fakulteti i Mjekësisë të Universitetit të Shanghai Jiao Tong dhe i publikuar në European Heart Journal, janë ekzaminuar të dhënat shëndetësore të 286.353 punonjësve.

Studiuesit zbuluan se punonjësit e turneve të natës kanë një rrezik më të lartë për t’u diagnostikuar me fibrilacion atrial (AF), gjendja e zemrës që shkakton një ritëm të parregullt dhe në përgjithësi të shpejtë të zemrës, sesa ata që punojnë gjatë ditës.

Studimi zbuloi se ata që punonin në turnin e natës kishin një rrezik prej 12 për qind më shumë të fibrilacionit atrial në krahasim me ata që punonin gjatë ditës. Kjo përqindje është rritur në 22 për qind tek ata që kanë punuar 10 vite ose më shumë se 3 deri 8 netë mesatarisht.

Lu Çi nga Departamenti i Shëndetit Publik i Universitetit Tulane tha se përqindja e diagnostikimt të grave që punojnë më shumë se 10 vite në turnin e dytë është më i lartë se tek meshkujt. “Zbuluam se gratë që punojnë natën kanë 64 për qind më shumë rrezik sesa gratë që punojnë ditën”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button